
Rekordet Boterore Gines 2016, ja 16 cmendurite e reja te vitit
Nga breshka më e shpejtë deri në gojën me më shumë dhëmbë, një koleksion rekordesh që as nuk kishit guxuar t’i mendonit. Rekordet Botërore Gines, autoriteti botëror për njerëzit që thyejnë rekorde, feston këtë vit 60-vjetorin nga publikimi i parë i librit të saj.
Që kur u publikua për herë të parë në vitin 1955, Libri i Rekordeve Botërore Guinness është shndërruar në fenomen. Ka arritur të shesë 134 milionë kopje në më shumë se 100 vende të botës. Ja cilat janë performancat e rekordet më interesante të përzgjedhura këto muaj për edicionin e vitit 2016-të!
Gruaja me këmbët më të forta në botë, “can shalqi me kofshë”
Njerëzit gjithnjë e më shumë po shkojnë në palestër për të formuar trupin, dhe ‘ilaçet’ që përdoren për të formuar trupin janë duke u përdorur gjithnjë e më tepër. Një femër e cila merret gjithashtu me ushtrime në palestër ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të treguar ‘forcën’ e këmbëve të saj.
Shoferi që drejton makinën vetëm me një anë
Jagathish M nga India ka hyrë në Rekordet Gines pasi ka arritur që të ngasë makinën për më shumë se 2.2 kilometra vetëm me një anë.
Njeriu flamur
Dominic Lacasse nga Kanadaja ka arritur që të vendosë rekord Gines duke qëndruar 14 herë në pozicionin e flamurit.
Qeni që pret golat
Purin, një qenushe femër 9 vjeç, është e apasionuar pas futbollit. Ajo arriti të presë 14 gjuajtje në portë për 60 sekonda.
Goja me më shumë dhëmbë në botë
Djali 27-vjeçar nga India, Vijay Kumar VA ka 37 dhëmbë, më shumë se mesatarja e një personi.
100 metërshi më i shpejtë në botë në paterica
100 metërshi më i shpejtë mbi paterica u arrit në 57 sekonda nga Tameru Zegeye i Etiopisë në Fürth të Bavarisë, Gjermani.
Karroca më e madhe në botë e hot dog
Është e vështirë ta imagjinosh një karrocë kaq të madhe që shet hot-dog. Ajo gjendet në Misuri, është 7.06 metra e gjatë, 3.72 metra e lartë dhe 2.81 metra e gjerë.
Njeriu që ha më shumë hamburgerë në 3 minuta
Takeru Kobayashi nga Japonia është njeriu që ha më shumë hamburger në 3 minuta. Ai ka thyer disa herë rekordet e vëna nga shumë pjesmarrës. Edhe këtë vit duket se është në listën e Rekordeve Botërore Gines.
Njeriu që ngjit shkallët me kokë
Li longlong është njeriu që ecën me kokë. Ai ka arritur që të vendosë rekord Gines dhe të jetë pjesmarrës në 2016-ën.
Këmbët më të mëdha në botë
Burri me këmbët më të mëdha në botë. Gjatësia e këmbës së Brahim Takioullah (nga thembra deri tek gishti i madh) është 38 centimetra.
Lepuri me qimet më të gjata në botë
Një top leshi i madh, i butë , i bardhë. Është 36,5 cm e gjatë dhe i përket Françeskës, një lepuri dy vjeç nga Angora në Angli. Lepurushja, pellushi i së cilës duhet të trajtohet me kujdes, gjithnjë ngatërrohet me qen pekinez.
Njeriu me 7 gishta në secilën dorë dhe këmbë
Natyra luan në mënyra të pazakonshme. Zakonisht, një njeri normal është i lindur me pesë gishta në duar dhe këmbë. Megjithatë, ekzistojnë shembuj të caktuara të anormalive ku njerëzit lindin me 24-28 gishta. Një emër i tillë është 42-vjeçari Devendra Harjeevan Suthar i cili ka regjistruar edhe një rekord të ri Gines. Ai ka 28 gishta në të dy duart dhe këmbët, përkatësisht nga 7 gishta në secilën dorë dhe këmbë.
Motorri më i gjatë në botë
Bharatsinh Parmar nga Jamnagar e Indisë ka bërë një motorciklete të gjatë për të krijuar një rekord të ri botëror. Motorrcikleta e Bharatsinh është 16.45 metra e gjatë.
Breshka më e shpejtë në botë
Dikush e ka nominuar Usain Bolt-i i breshkave, dhe në fakt performanca e breshkës Bertie është ajo e vrapimit të shpejtë. Zvarraniku anglez ka zhvilluar një distancë prej 5.48 metrash për 19,59 sekondash, duke arritur shpejtësinë 0,28 metra për sekondë. Ajo arriti të thyejë rekordin e një breshke tjetër, e cila të njëjtën distancë arriti ta kryejë për 43.7 sekonda.
Cifti i martuar i më i gjatë në botë
Çifti më i gjatë në botë është në Kinë, burri Sun Ming Ming (33 vjeç) dhe gruaja e tij, Xu Yan (29 vjec) kanë një gjatësi totale 423.47 centimetra (së bashku). Ku gjatësia e Sun Ming është 236.17 cm dhe Xu Yan, 187.3 cm.
Çizmet më të mëdha kauboj
Janë të larta 10.74 metra dhe ndodhen në Teksas, një vend që është i mësuar me porcionet ekstra të mëdha. Ato u realizuan nga 72-vjeçari Bob Wade.
Më të lexuarat








